
TCF & Endodontic Dental Studio: Shërbime falas për 80 fëmijë pa përkujdesje prindërore
Në Trust Circle Foundation besojmë se kujdesi për fëmijët nuk është vetëm përgjegjës. Është një mundësi për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë. Kjo është arsyeja pse bashkëpunimi me Endodontic Dental Studio na mbush me krenari dhe shpresë.
Falë përkushtimit të jashtëzakonshëm të Dr. Besartit dhe Dr. Getoarit, janë siguruar shërbime dentare falas për 80 fëmijë pa përkujdesje prindërore. Një hap konkret drejt barazisë në qasje ndaj kujdesit shëndetësor, që nis aty ku ka më së shumti rëndësi: në fëmijëri.
Por kjo nismë nuk ndalet me kaq. Shembulli i tyre ka frymëzuar edhe kolegë të tjerë të fushës së stomatologjisë, të cilët janë bashkuar me zemër të hapur dhe kanë ofruar ekspertizën e tyre vullnetarisht, duke e kthyer klinikën e Endodontic Dental Studio në një hapësirë dashamirëse dhe të përkushtuar ndaj fëmijëve që kanë më së shumti nevojë.
Kjo nismë është shumë më tepër se një ndihmë e përkohshme. Ajo është një mesazh i fuqishëm për komunitetin tonë – që kujdesi, empatia dhe solidariteti mund të ndryshojnë jetë, veçanërisht kur bëhen bashkë nga profesionistë të përkushtuar që e vendosin zemrën përpara çdo gjëje tjetër.
Në emër të Trust Circle Foundation, falënderojmë nga zemra çdo mjek e specialiste që ka ofruar kohën, njohuritë dhe përkujdesjen e tyre, duke kontribuar në ndërtimin e një komuniteti më të shëndetshëm dhe më të drejtë për të gjithë fëmijët.
Le të vazhdojmë të bashkëpunojmë, të veprojmë dhe të kujdesemi – sepse çdo buzëqeshje e vogël është një hap drejt një të ardhmeje të ndritshme.
Si mund të ndihmoni?
Kjo nismë është vetëm një hap drejt një misioni më të madh. Nëse dëshironi të bëheni pjesë e iniciativave për të përmirësuar jetën e fëmijëve pa kujdes prindëror, mund të kontribuoni në forma të ndryshme:
Përmes pakove të mbështetjes
Përmes ligjit për sponsorizime
Përmes ofrimit të shërbimeve pa pagesë
Bëhu pjesë e rrethit të besimit – Trust Circle!