New Partnership: Trust Circle Foundation and KEP Trust

Bashkëpunimi mes Trust Circle Foundation dhe KEP Trust

Me kënaqësi të veçantë ju njoftojmë për një bashkëpunim që forcon dhe i jep hov mëtej misionit tonë: KEP Trust i është bashkuar nismës sonë me mbështetje financiare, duke dëshmuar se forca e bashkëpunimit mes organizatave me vlera të përbashkëta mund të sjellë ndryshime të prekshme dhe të qëndrueshme.

Kjo mbështetje do të ndihmojë në sigurimin e shërbimeve thelbësore për fëmijët pa kujdes prindëror, si dhe për ata aftësi të kufizuar. Qasja jonë përfshin kujdes afatgjatë, mbështetje emocionale, zhvillim arsimor dhe përfshirje sociale. Falë KEP Trust, do të mund të arrijmë më shumë fëmijë, më me efikasitet dhe me më shumë dashuri.

Ne jemi thellësisht mirënjohës për këtë besim dhe për përkushtimin që KEP Trust ka treguar ndaj kauzës sonë. Bashkë, po ndërtojmë ura që çojnë drejt një të ardhmeje më të ndritshme për fëmijët tanë.

💙 Faleminderit, KEP Trust!

Si mund të ndihmoni?

Kjo nismë është vetëm një hap drejt një misioni më të madh. Nëse dëshironi të bëheni pjesë e iniciativave për të përmirësuar jetën e fëmijëve pa kujdes prindëror, mund të kontribuoni në forma të ndryshme:

Përmes pakove të mbështetjes

Përmes ligjit për sponsorizime

Përmes ofrimit të shërbimeve pa pagesë

Bëhu pjesë e rrethit të besimit – Trust Circle!

Ndaje në:

share-facebook share-linkedin share-viber

12 June 2025