World Day Against Child Labor

Ditën Botërore Kundër Punës së Rëndë të Fëmijëve

Fëmijëria nuk është për të punuar – është për të ëndërruar

Më 12 qershor, në Ditën Botërore Kundër Punës së Rëndë të Fëmijëve, Sheshi Skënderbeu në Prishtinë u shndërrua në një hapësirë reflektimi dhe ndërgjegjësimi. Organizuar nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, partneri strategjik i Trust Circle Foundation, ky event solli në qendër të qytetit dhe vëmendjes publike një realitet të dhimbshëm që shpesh mbetet i heshtur: punësimi i fëmijëve.

Ditën Botërore Kundër Punës së Rëndë të Fëmijëve

“Një fëmijë që mban mjete pune në dorë, nuk ka mundësi të mbajë libra. Një fëmijë që punon për të mbijetuar, nuk ka kohë të ëndërrojë.” – kjo thirrje prekëse përshkoi të gjithë atmosferën e eventit, përmes instalacioneve artistike që pasqyronin punët e rënda që shumë fëmijë në Kosovë janë të detyruar të bëjnë, shpesh në kundërshtim me ligjin, etikën dhe çdo standard të të drejtave të njeriut.

Ditën Botërore Kundër Punës së Rëndë të Fëmijëve

Këto instalacione nuk ishin thjesht simbolike – ato ishin një përfaqësim i realitetit që nuk mund të neglizhohet më. Çdo mjet pune i vendosur në skenografi mbante në vete historinë e një fëmije që e ka humbur të drejtën për të qenë… thjesht fëmijë

Ditën Botërore Kundër Punës së Rëndë të Fëmijëve

Përmes këtij aktiviteti u ngrit një zë i përbashkët për të kujtuar se:

Fëmijëria nuk duhet të shkelet me punë të rënda.

Në vend që të bartin pesha të botës, fëmijët duhet të bartin çanta me libra, lodra dhe ëndrra. Është përgjegjësia jonë kolektive si shoqëri që të sigurojmë që çdo fëmijë të ketë qasje në arsim, përkujdesje dhe një jetë të lirë nga shfrytëzimi.

Ky event ishte më shumë se një aktivitet simbolik – ishte një thirrje për veprim. Sepse të veprojmë sot, do të thotë të garantojmë që asnjë fëmijë nesër të mos e shohë fëmijërinë si një luks, por si një e drejtë e pakontestueshme.

Ditën Botërore Kundër Punës së Rëndë të Fëmijëve

Ndaje në:

share-facebook share-linkedin share-viber

7 July 2025