
ICM Bau nga Zvicra i bashkohet misionit të Trust Circle Foundation
Me shumë kënaqësi ju njoftojmë për një bashkëpunim të rëndësishëm që fuqizon më tej misionin dhe fushëveprimtarinë e Trust Circle Foundation.
Kompania ICM Bau, një biznes i suksesshëm nga diaspora shqiptare në Zvicër, ka ofruar mbështetje financiare për të përkrahur punën tonë në shërbim të komuniteteve në nevojë.
Ky bashkëpunim është një dëshmi e besimit që diaspora ka ndaj misionit tonë për të ndërtuar ura solidariteti dhe për të krijuar mundësi të barabarta për të gjithë – veçanërisht për fëmijët dhe grupet e margjinalizuara të shoqërisë sonë.
Kontributi i ICM Bau do të ndihmojë në realizimin e projekteve tona të vazhdueshme, të cilat kanë në thelb përkujdesjen, përfshirjen dhe fuqizimin social.
Në emër të gjithë ekipit të Trust Circle Foundation, falënderojmë nga zemra ICM Bau për besimin dhe mbështetjen e tyre. Bashkëpunime të tilla janë shembull i fuqisë që mund të krijohet kur bashkohemi për një qëllim të përbashkët, ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur dhe më të drejtë për të gjithë.
Mirë se erdhe në rrugëtimin tonë, ICM Bau!
Si mund të ndihmoni?
Kjo nismë është vetëm një hap drejt një misioni më të madh. Nëse dëshironi të bëheni pjesë e iniciativave për të përmirësuar jetën e fëmijëve pa kujdes prindëror, mund të kontribuoni në forma të ndryshme:
Përmes pakove të mbështetjes
Përmes ligjit për sponsorizime
Përmes ofrimit të shërbimeve pa pagesë
Bëhu pjesë e rrethit të besimit – Trust Circle!