Summer Camp for Children Without Parental Care – Organized by OFAP and TCF

Kampi Veror për Fëmijët pa Kujdes Prindëror nga OFAP dhe TCF

Këtë Shtator 2025, në bashkëpunim me OFAP, Trust Circle Foundation do të organizojë një ngjarje shumë të veçantë – Kampin Veror për 150 fëmijë pa kujdes prindëror. Ky kamp është një mundësi unike për t’u dhënë këtyre fëmijëve një eksperiencë të paharrueshme, të mbushur me lojëra, argëtim, mësim dhe mbi të gjitha dashuri.

Fëmijët që do të marrin pjesë në këtë kamp janë ata që përballen me sfida të mëdha në jetën e tyre të përditshme, dhe për shumë prej tyre, kjo do të jetë një hapësirë ku do të ndihen të pranuar, të vlerësuar dhe të mbështetur.

Në kuadër të Kampit Veror do të organizohen disa aktivitete, si:

🎨 Lojëra krijuese
🏕️ Aktivitete në natyrë

🧩 Sfida argëtuese dhe edukative
💛 E mbi të gjitha, kujdesi i vërtet për ta.

Pse është e rëndësishme kjo nismë?

Fëmijët pa kujdes prindëror përballen me sfida të shumta në jetën e tyre të përditshme – qoftë emocionale, edukative apo shoqërore. Ne besojmë fuqishëm se përmes momenteve të thjeshta, si një lojë e përbashkët, një mësim i ri apo një përqafim i sinqertë, mund të ndërtojmë themelet e vetëbesimit dhe dashurisë që këta fëmijë kanë aq shumë nevojë.

Trust Circle Foundation është e përkushtuar që të sjellë ndryshim të qëndrueshëm përmes projekteve që synojnë mirëqenien dhe zhvillimin e fëmijëve dhe ky kamp është vetëm një nga hapat drejt kësaj rruge.

Ju ftojmë të bashkoheni me ne 💛

Ne besojmë te fuqia e komunitetit. Prandaj, ftojmë individët, familjet dhe bizneset që duan të bëjnë një ndryshim të bashkohen me ne në këtë rrugëtim. Kontributi juaj, sado i vogël të duket, mund të ndikojë thellësisht në jetën e një fëmije.

Si mund të kontribuoni?

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e kësaj nisme dhe të ndihmoni në krijimin e më shumë kujtimeve të lumtura për këta fëmijë, ju ftojmë të na kontaktoni:

📩 info@trustcirclefoundation.org
📞 +383 46 492 492

Së bashku, mund të krijojmë një rreth besimi, dashurie dhe kujdesi për ata që kanë më shumë nevojë.

Ndaje në:

share-facebook share-linkedin share-viber

24 July 2025