The launch of the “A Community Without Addiction” campaign

Lansimi i fushatës “Një Komunitet Pa Varësi”

TCF - NJE KOMUNITET PA VARESI

Në Trust Circle Foundation besojmë se ndryshimi fillon nga ndërgjegjësimi dhe veprimi i përbashkët. Pikërisht me këtë frymë u lansua fushata “Një Komunitet Pa Varësi”, një nismë gjithëpërfshirëse që synon të ngritë vetëdijen për rreziqet e përdorimit të substancave narkotike tek fëmijët dhe të rinjtë në Kosovë.

Fushata u hap në Sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, me një instalacion simbolik dhe mesazh të fuqishëm për parandalimin e varësive. Në këtë hapje morën fjalën përfaqësues të organizatave kryesore të përfshira: Donjeta Kelmendi nga KOMF, Krenar Batusha nga Trust Circle Foundation, Adelina Sahiti nga Drejtoria për Mirëqenie Sociale e Komunës së Prishtinës dhe Safet Blakaj nga Qendra Labyrinth.

TCF - NJE KOMUNITET PA VARESI2

Një realitet shqetësues që kërkon reagim urgjent

Kosova po përballet me një sfidë në parandalimin dhe trajtimin e përdoruesve të drogave: numri i përgjithshëm i përdoruesve të substancave narkotike ka kaluar shifrën prej 30,000, dhe çdo vit kjo shifër rritet. Edhe më shqetësuese është fakti se gjithnjë e më shumë fëmijë dhe adoleshentë po bëhen pjesë e këtij fenomeni.
Sipas të dhënave të Qendrës Labyrinth, mosha mesatare e fillimit të përdorimit të drogës ka rënë nga 18 vjeç në vitin 2018, në vetëm 16 vjeç në vitet e fundit. Këto të dhëna tregojnë nevojën e menjëhershme për veprim të koordinuar.

TCF - NJE KOMUNITET PA VARESI3

Qëllimet e fushatës

“Një Komunitet Pa Varësi” nuk është vetëm një fushatë ndërgjegjësimi – është një thirrje për veprim. Qëllimet e saj kryesore përfshijnë:

  • Parandalim: zhvillimi i programeve për edukimin dhe informimin e fëmijëve, të rinjve dhe prindërve mbi rreziqet e substancave narkotike.

  • Trajtim dhe mbështetje: forcimi i shërbimeve të specializuara për fëmijët dhe të rinjtë që përballen me varësi.

  • Fuqizimi i prindërve: ofrimi i trajnimeve dhe programeve që i ndihmojnë ata të mbështesin më mirë fëmijët e tyre.

Bashkëpunimi – çelësi i suksesit

Pas kësaj fushate qëndron një bashkëpunim i fortë mes institucioneve dhe organizatave kyçe në këtë fushë:

  • Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF

  • Zyra për Qeverisje të Mirë e Kryeministrit të Kosovës

  • Qendra Labyrinth

  • Trust Circle Foundation

Aktivitetet e ardhshme

Fushata do të zgjasë për dy muaj dhe do të përfshijë aktivitete të shumta në nivel nacional – nga takime në komuna e shkolla, deri te punëtori me komunitete të ndryshme. Qëllimi është që mesazhi i një komuniteti pa varësi të depërtojë në çdo shtëpi, shkollë dhe lagje të Kosovës.

Ndaje në:

share-facebook share-linkedin share-viber

5 September 2025