How Trust Circle Foundation has helped children with disabilities in Kosovo

Si ka ndihmuar Trust Circle Foundation fëmijët me aftësi të kufizuar në Kosovë

Trust Circle Foundation po krijon ndryshim të prekshëm në komunitet. Në muajin e fundit, katër iniciativa të rëndësishme u realizuan me sukses, duke sjellë siguri, qasje, kreativitet dhe dashuri aty ku ishte më e nevojshme.

Qendra PEMA – Mbështetje dhe qasje për fëmijët me aftësi të kufizuar

Rrethi i Besimit ka ndërmarrë aktivitete të ndryshme për grumbullimin e fondeve për mbështetjen e kësaj qendre. Falë mbështetjes së përbashkët, kapacitetet e qendrës janë forcuar dhe rreziku i ndërprerjes së funksionimit është minimizuar.

Tani Qendra PEMA po vazhdon punën e saj, duke ndihmuar fëmijët me shërbime dhe aktivitete të ndryshme atraktive, jetike për zhvillimin e tyre personal. PEMA është një hapësirë ku fëmijët ndihen të vlerësuar dhe të sigurt.

Qendra Pema

Shkolla “7 Marsi” – Qasje për të gjithë

Në shkollën “7 Marsi” në kryeqytet, u realizua me sukses ndërtimi i pjerrinës në hyrje të oborrit dhe u sigurua qasja e përshtatshme në tualete. Ky projekt krijoi kushte më të mira për lëvizje të lirë dhe të sigurt për të gjithë nxënësit, duke e bërë ambientin shkollor më të përfshirë dhe të aksesueshëm.

Me ndihmën edhe të Fondacionit Team Rijad dhe shkollës Mileniumi i Tretë, u realizua një hap i rëndësishëm drejt krijimit të ambienteve ku të gjithë mund të jenë të barabartë, pa pengesa, me më shumë mundësi dhe përfshirje për secilin.

Shkolla 7 Marsi

Shkolla “Asim Vokshi” – Kushte më të mira për nxënësit me aftësi të kufizuar

Në shkollën “Asim Vokshi” në Prishtinë, u realizua me sukses një projekt i rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të mësimit. Ky projekt kishte si qëllim kryesor ndërtimin e qasjes së përshtatshme në tualetet e shkollës, duke i bërë ato më funksionale dhe të lehta për t’u përdorur nga të gjithë nxënësit.

Gjatë realizimit të këtij projekti, u krye edhe lidhja e ujit dhe e rrymës nga fillimi, duke siguruar që çdo element i sistemit të funksiononte në mënyrë të sigurt dhe efikase. Përmes këtyre përmirësimeve, hapësira e tualeteve u transformua në një mjedis më të pastër, më të rehatshëm dhe më të aksesueshëm, duke kontribuar në një përvojë më të mirë për çdo nxënës që e përdor.

Shkolla Asim Vokshi

“Dashni që Vishet” – Arti që Tregon Dashuri

Ky aktivitet, i bashkëpunuar me Trust Art dhe Down Syndrome Kosova, u zhvillua për fëmijët me Sindromën Down. Përmes vizatimit të këmishave të bardha, fëmijët shprehën dashurinë ndaj nënave dhe krijuan vepra artistike që vishet. Këto këmisha unike do të jenë të disponueshme për t’u blerë, dhe 100% e të ardhurat të mbledhura do të shërbejnë si donacion për të mbështetur programet dhe nevojat e qendrës Down Syndrome Kosova.

Dashni qe Vishet

Katër projekte, një mision: një komunitet më i qasshëm, më i ngrohtë dhe më mbështetës!

Ndaje në:

share-facebook share-linkedin share-viber

11 December 2025