Trust Circle Foundation hap thirrje për Menaxher/e të Operacioneve
Trust Circle Foundation është një iniciativë inovative që synon të krijojë ndryshim të qëndrueshëm për komunitetet në nevojë, përmes zgjidhjeve afatgjata dhe partneriteteve strategjike. Me një model unik financimi që bashkon bizneset, individët, organizatat dhe diasporën, fondacioni po ndërton ura bashkëpunimi për një ndikim real dhe të matshëm në shoqëri.
Në kuadër të zhvillimit dhe zgjerimit të aktiviteteve tona, Trust Circle Foundation shpall të hapur pozitën:
Menaxher/e i/e Operacioneve
Lokacioni: Prishtinë, Kosovë
Orari: Orar i plotë (40 orë në javë)
Fillimi i punës: Mars 2026
Kontrata: Njëvjeçare, me mundësi vazhdimi
Rreth pozitës
Menaxheri/ja i/e Operacioneve luan një rol kyç në funksionimin e përditshëm të fondacionit. Kjo pozitë është përgjegjëse për planifikimin, koordinimin dhe mbikëqyrjen e aktiviteteve operative, duke siguruar zbatim efikas të projekteve, përdorim optimal të burimeve dhe përmbushje të kërkesave të donatorëve.
Duke bashkëpunuar ngushtë me Drejtorin Ekzekutiv, ekipin, partnerët dhe palët e interesit, Menaxheri/ja i/e Operacioneve kontribuon drejtpërdrejt në arritjen e objektivave strategjike dhe forcimin e qëndrueshmërisë së fondacionit.
Përgjegjësitë kryesore përfshijnë:
- Zhvillimin dhe mirëmbajtjen e marrëdhënieve afatgjata me donatorë dhe partnerë strategjikë
- Identifikimin e mundësive për ngritje fondesh dhe hartimin e strategjive për sigurimin e tyre
- Planifikimin, koordinimin dhe mbikëqyrjen e operacioneve të përditshme
- Monitorimin e progresit të projekteve dhe përgatitjen e raporteve për menaxhmentin dhe donatorët
- Sigurimin e respektimit të politikave të brendshme dhe standardeve të donatorëve
- Kontribut aktiv në ndërtimin e një kulture bashkëpunuese dhe pune ekipore
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
- Diplomë universitare në Shkenca Sociale, Juridik, Menaxhment ose fusha të ngjashme
- Minimum 3 vite përvojë në menaxhimin e projekteve dhe operacioneve në organizata të shoqërisë civile
- Përvojë në ngritje fondesh, aplikime për grante dhe zhvillim projektesh
- Aftësi shumë të mira komunikuese në shqip dhe anglisht
- Aftësi të forta organizative, ndërpersonale dhe analitike
Si të aplikoni
Të gjithë kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë aplikimin e tyre në:
📧 info@trustcirclefoundation.org
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- CV
- Letër motivimi
- Tre referenca nga punëdhënës të mëparshëm
- Certifikatë që nuk jeni nën hetim
🗓 Afati i aplikimit: deri më 1 Mars 2026
Në Trust Circle Foundation besojmë se njerëzit e duhur janë çelësi i ndryshimit të vërtetë. Nëse dëshironi të kontribuoni në projekte me ndikim social dhe të jeni pjesë e një organizate që vlerëson integritetin, bashkëpunimin dhe transparencën – ju inkurajojmë të aplikoni.

