Gratitude for the Support of the “Love you can wear” Event

Mirënjohje për Mbështetjen në Aktivitetin “Dashni që vishet”

Trust Circle Foundation dhe ekipi i projektit “Dashni që Vishet” shprehin mirënjohjen e thellë ndaj partnerëve tanë të çmuar: Pro Real Estate, Gagi Print dhe Foleja Packaging, për përkushtimin dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme në realizimin e këtij aktiviteti me ndikim social.

Post-falenderim (3)

Kontributi i tyre nuk ishte vetëm mbështetje logjistike, por një dëshmi e solidaritetit, humanizmit dhe angazhimit për të sjellë ndryshim pozitiv në komunitet. Falë profesionalizmit dhe bashkëpunimit të tyre, aktiviteti “Dashni që Vishet” arriti të prekë shumë familje dhe të sjellë gëzim për ata që kishin më shumë nevojë.

Një mirënjohje e veçantë për Pro Real Estate, Gagi Print dhe Foleja Packaging së bashku po ndërtojmë ura drejt një komuniteti më të përfshirë, më të ndjeshëm dhe më solidar.

Mbështetni kauzën “Dashni që Vishet”

“Dashni që Vishet” është më shumë se një aktivitet; është një histori dashurie e shprehur përmes artit, përfshirjes dhe barazisë. Ju ftojmë ta mbështesni këtë kauzë duke blerë këmisha dhe maica të pikturuara me dashuri nga duart e vogla të fëmijëve me Sindromën Down 🧡.

Dashni qe vishet- kemisha

💛 100% e të ardhurave nga blerja e këmishave dhe maiceve shkojnë drejtpërdrejt për programet dhe shërbimet e Qendrës Down Syndrome Kosova, duke kontribuar në zhvillimin, edukimin dhe mirëqenien e fëmijëve.

Vazhdoni të porositni dhe të mbështesni “Dashni që Vishet” sepse bashkë, dashuria merr formë dhe kuptim.

Porosit-edhe-ti

Ndaje në:

share-facebook share-linkedin share-viber

18 February 2026