Partnership between Trust Circle Foundation, Shape & Shade, and Orient KUBZ Construction

Partneritet mes Trust Circle Foundation, Shape & Shade dhe Orient KUBZ Construction

Trust Circle Foundation, në bashkëpunim me Shape & Shade, po realizon një projekt unik dhe frymëzues: “Klasën Model” një transformim i hapësirës shkollore në një ambient funksional për lexim, lojë dhe relaks, pas orarit mësimor.

Klasa model 1

Ky projekt nuk është thjesht një ristrukturim i hapësirës fizike. Ai përfaqëson një angazhim të drejtpërdrejtë ndaj fëmijëve, duke i përfshirë ata në çdo hap të procesit. Përmes vizatimeve dhe ideve të tyre, fëmijët kanë shprehur se si e imagjinojnë një hapësirë ku ndihen të qetë, të lirë dhe të përfshirë gjatë gjithë ditës në shkollë.

Duke u bazuar mbi këto ide, Shape & Shade kanë projektuar zonën e dedikuar brenda klasës me elemente të integruara për qëndrim, vendosje të librave, lojë dhe aktivitete të tjera që stimulojnë kreativitetin dhe mësimin aktiv. Çdo detaj është menduar për të rritur komoditetin, kreativitetin dhe përfshirjen sociale të fëmijëve.

Klasa model 3

Një falënderim i veçantë për Shape & Shade për kreativitetin, përkushtimin dhe mbështetjen e tyre të pakursyer në realizimin e këtij projekti. Pa vizionin dhe përpjekjet e tyre, kjo hapësirë unike nuk do të ishte e mundur.

Për realizimin e këtij projekti, nevojiten 2,920 €, të cilat mbulojnë punimet e drurit dhe raftet funksionale, trajtimin e mureve dhe ngjyrat stimuluese, dyshemenë me tepih industrial, elementet e uljes dhe ndriçimin një investim i plotë, nga koncepti deri te finalizimi i hapësirës.

Një falënderim i veçantë shkon edhe për Orient KUBZ Construction të cilët ishin të gatshëm ta mbështesin krijimin e "Klasës Model".

Një hapësirë e menduar me dashuri për të vegjëlit, ku kreativiteti dhe mësimi bëhen një!

Trust Circle Foundation, Shape and Shade dhe Orient KUBZ Construction do të punojnë në realizimin e planit të “Klasës Model”, me qëllim që t’u ofrojmë fëmijëve ambientin e duhur për zhvillimin e tyre

Klasa model 2

Ndaje në:

share-facebook share-linkedin share-viber

18 February 2026