
SHTYHET AFATI I APLIKIMIT: THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI NGA ORGANIZATAT JOQEVERITARE PËR PARTNERITET ME TRUST CIRCLE FOUNDATION
Trust Circle Foundation njofton shtyrjen e afatit për Thirrjen për Shprehje Interesi nga organizatat joqeveritare (OJQ), për vendosjen e partneriteteve strategjike.
Qëllimi i kësaj thirrjeje është të identifikoj OJQ-të që ofrojnë shërbime sociale dhe familjare, dhe që përputhen me misionin e Fondacionit për të mbështetur fëmijët, të rinjtë dhe familjet; veçanërisht fëmijët në rrezik për të humbur kujdesin prindëror, fëmijët pa kujdes prindëror, fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara, si dhe ata që preken nga varësitë (substanca narkotike, alkool, lojëra fati, etj.).
OJQ-të e interesuara për aplikim duhet të kenë parasysh sa vijon:
- Afati i ri për dorëzimin e aplikimeve është 1 Qershor 2025.
- Aplikimet duhet të dorëzohen vetëm në gjuhën shqipe.
- OJQ-të mund të shprehin interesin vetëm si subjekte individuale.
- Paketa e aplikimit duhet të dërgohet me email në adresën info@trustcirclefoundation.org, me subjektin:
"Shprehje Interesi nga OJQ për Partneritet me Trust Circle Foundation".
Thirrja mbetet e hapur nga data e publikimit të saj më 10 Prill 2025, dhe tani zgjatet deri më 1 Qershor 2025, që është edhe afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve.
Për të shkarkuar thirrjen e plotë, klikoni këtu!
Për të shkarkuar Shtojca I – Identifikimi, profili dhe programi i OJQ-së, klikoni këtu!
Me padurim presim të ndërtojmë partneritete me ndikim që forcojnë sistemin e mbështetjes për fëmijët dhe të rinjtë në nevojë.